A është koha që termi “Ngrohje Globale” të dalë në pension?

“Guardian”

 

Ndërsa po afrohet ditëlindja e saj e 35-të,ka ardhur koha që të heqim dorë nga termi “Ngrohja Globale” një term i ngarkuar politikisht dhe i limituar nga ana shkencore për t’i hapur rrugë diçkaje tjetër.
Përvjetorët janë gjithmonë arbitra të drejtë arsyesh për të diskutuar çdo çështje. Por duke marrë parasysh faktin se disa persona, siç janë njerëzit që punojnë në RealClimate (Insituti i Kërkimeve Shkencore për Klimën) janë duke festuar 35-vjetorin e krijimit të termit “Ngrohje Globale”, besoj se është koha e duhur për të vlerësuar dhe për të vënë në pikëpyetje idenë nëse ky term i qëndron akoma qëllimit të tij. Emrat janë të rëndësishëm, kështu që kjo është një pyetje e drejtë për t’u bërë. Kur gazeta shkencore e Ualli Brokerit publikoi kryeartikullin “A jemi në prag të ngrohjes globale”, unë fortësisht dyshoja te konceptimi i Brokerit se do të kishte si qëllim për të fituar vëmendjen ndërkombëtare. Prandaj dyshoja nëse do mund t’i përballonte ashpërsisë së debateve dhe shqyrtimeve intensive të cilat do të ndodhnin në dekatat e ardhshme. Ky term është drejt përdorimit universal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse termi “ndryshim klimaterik” përdoret më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk jam i sigurt pse diçka e tillë është e mundur por mesa duket përdorimi i termit “Ngrohje Globale” nga Xhejms Hansen gjatë një deklarate të famshme në Senat, bëre për vetë median amerikane, mbase përdorimi i termit “ndryshim klimaterik” nga Margaret Theçer në fjalimin e saj në vitin 1989, pati të njëjtin efekt edhe këtu në Britani. Të dy termat janë të këmbyeshëm nga ana kuptimore me njëri-tjetrin gjatë bisedave të zakonshme, megjithëse shkencëtarët klimaterik janë shprehur se ka ngjashmëri të pakta por nga ana tjetër duhet theksuar se ka shumë ndryshime të rëndësishme ndërmjet tyre.
Një kritikë shpesh e degjuar është se “ndryshimi i klimës u shpik nga uarmistët (shkencëtar që fajesojnë njerëzimin për ndryshimet klimaterike) për të fshehur një të vertetë të paleverdisshme se temperaturat nuk po rriten si pasojë e ngrohjes. Me fjalë të tjera “ndryshimi i klimës” është një marifet i zgjuar, e cila vepron si një koncept që shpjegon të gjitha fenomenet klimaterike. Kjo hedh poshte të vërtetën e papërshtatshme se në fakt ndryshimet klimaterike shkaktohen si pasojë e ngrohjes globale. Në fund të fundit, titulli i plotë i gazetës së Brokerit ishte “Ndryshimet Klimaterike”: A jemi në prag për të shpallur gjendjen e ngrohjes globale?
Ka një histori mjaft interesante të shndërrimeve gjuhësore që i janë bërë këtyre dy termave në uebsajtin e NASA-s shkruar nga Erik Konuej, i cili është një historian në laboratorin e “Jet Propulsion” në Pasadena. Ajo përmban një paragraf mbi atë se si, në vitet 1970 termi “ndryshim i paparashikueshëm i klimës “përdorej në gjuhën e përditshme. Fatmirësisht ky koncept u braktis në vitin 1979, kur Akademia Kombëtare e Shkencave publikoi efektin e dioksidit të karbonit në klimë dhe zgjodhi të miratonte termin që përdoret sot. Në vend të “Ndryshim i paparashikueshëm i klimës”, Çarnei Xhul (kryetari i raportit) miratoi përdorimin e termit të Brokerit. Kur iu referua ndryshimit të temperaturave të sipërfaqes së tokës Çarnei përdori termin “ngrohja globale”,ndërsa kur diskutonte për ndryshimet e tjera klimaterike të shkaktuara nga rritja e dioksidit të karbonit Çarnei përdori “ndryshime klimaterike”. Brenda logjikës së revistave shkencore kjo është mënyra e përdorimit të këtyre dy termave. Ka gjithashtu disa zëra të shquar në debatin e klimës të cilët nuk përdorin vetëm termat “ngrohje globale”ose “ndryshime klimaterike” sepse sipas tyre nuk e shpjegojnë ashtu siç duhet emergjencën dhe realitetin e subjekteve që përshkruajnë. Për shembull, Xhejms Lavelok preferon termin “nxehje globale” ndërsa Xhorxh Monbiot ka argumentuar se koncepti “avari klimaterike” është më i saktë. Po ashtu në anën tjetër të gardhit ka nga ata që me përçmueshmëri klasifikojnë subjektin ose më saktë e shikojnë rrjedhën e reagimeve të subjektit si një mashtrim klimaterik ose shaka klimaterike. Personalisht nuk e përdor shumë termin “ngrohje globale” (ndoshta kjo vjen si pasojë e rrënjëve të mia britanike dhe ky koncept më duket shumë i ngushtë në fushën e saj)kështu që jam i lumtur të qëndroj me termin “ndryshime klimaterike. Mendoj se ne kemi arritur në një pike tani,ku të gjithë e dimë se  për çfarë po flasim,dhe pse bota gjithmonë do të jetë e populluar nga njerëz që duan të këndojnë se “klima ka ndryshuar gjithmonë” kur ata e dinë fare mire se ajo çka po diskutohet në botë është ndryshimi antropogjenik i klimës. Por më e rëndësishmja, të ndryshosh emrin tani për diçka krejt të re, vetëm sa do të ushqente ato mendjet konspirative që besojnë se “ndryshimi i klimës”është duke u përdorur qëllimisht në disa qarqe në mënyrë që të uzurpojnë “ngrohjen globale”. Cilat janë mendimet tuaja-cilin term preferoni?Apo ndoshta keni një koncept të ri dhe dëshironi t’ia bëni të ditur botës?

Posted via email from Shkupi Press extra