Posts

Në pikën e aftësisë së mashtrimit dhe paturpësisë, Rama ia kalon…

Image
Nga: Fatos LUBONJA

Këtë shkrim për opozitën shqiptare po e filloj me dy kronika të kohëve të fundit, që kanë protagonist Sali Berishën. Kronika e parë është ajo ku paraqitej Sali Berisha në kullën ABA Center, në përurimin e organizuar nga pronari i saj, oligarku Bashkim Ulaj, me rastin e hapjes së televizionit të tij që u mbiquajt CNN-i shqiptar – shoqëruar me komentet e ish-kreut të PD-së që, me dy fjalë, tha se ky televizion do të jetë nga ata që do të thonë me të vërtetë të vërtetën.
Kronika e dytë ishte një intervistë e ish-ministrit të PD-së, Arben Imami, që, mes të tjerash, duke përshkruar krizën e PD-së, tha se në gjendjen ku është katandisur ajo me Lulzim Bashën, e vetmja rrugëzgjidhje është rikthimi i Berishës në krye të saj (zgjidhje që nuk e kërkon vetëm Imami).
***
E vërteta është se kohët e fundit është rritur shumë numri i atyre njerëzve që, pasi ankohen pafund për mashtrimet, arrogancën dhe korrupsionin e rilindasve, si dhe lidhjen e tyre me krimin, që e ka futur ekonom…

Lajmet e fundit nga Flurudha

Nga ‘ku*va e Edi Ramës’, tek ‘dashnorët’ e Bleonës dhe gjoksi i Ildës…

Image
Nga Dalina Buzi U zgjova sot si pa alarm dhe thashë po shtyj edhe pak kohë në krevat duke lexuar çfarë nuk kisha patur kohë të kisha lexuar këtë javë. Ç’mu desh, se padashje rizgjova “kuçedrën” brenda meje, nëse do të quaj të gjithë atë zemërim të akumuluar prej kaq kohësh, nga retorika që përdorin në shtyp gratë publike ndaj njëra-tjetrës. E fundit, ishte një postim i avokates së shtetit Alma Hicka e cila në reagimin e saj ndaj një shkrimi të koleges sime Mira Kazhani, e ndjeu me patjetër të nevojshme që të theksonte faktin që Mira s’ka nga të kuptojë ca gjëra për barazinë e grave mes burrave, sepse “duket që s’ka sjellë jetë kjo” dhe në fund duke përdorur të njëjtën tendencë, vijon të thotë se s’mund të vazhdojë më gjatë të flasë për detyrimet e nje çifti në familje sepse “bukoset Mira a.k.a. gruaja pa fëmijë.” Unë kam dy fëmijë e personalisht nuk u ndjeva e ofenduar nga shkrimi i Mirës, edhe pse nuk mund të them se ishte shkrimi më i mirë i saj, pasi dukej që i kishte rënë shkurt a…

Mos është e tepruar?

Image
Nga Majlinda BUSHJA


Për çdo qytetar informimi përmes medias elektronike, apo të shkruar është jo vetëm i domosdoshëm, por dhe i përditshëm. Prandaj ndikimi i medias është i pashmangshëm për të gjithë qytetarët, pavarsisht se cilës shtresë i përkasin. Mirëpo, kohëve të fundit është vënë re, jo vetëm në shtypin e shkruar, por edhe atë elektronik hapësira që po i jepet kronikës së zezë. Kronika e zezë në qendër të shtypit të shkruar edhe atij elektronik (veçandërisht mediave informative). Nuk është aspak komode për lexuesin kjo ide e sjell përmes medias. Megjithëse, dihet kush është lajm i mirë për gazetarët, kjo nuk duhet të shkoj deri në nxirjen e faqeve të shtypit të shkruar. Për çdo qytetar që do të dëgjonte leximin e shtypit të përditshëm në media do ta niste ditën me një shije të hidhur, po të dëgjonte se diku në katin e parë të një banesë është vënë tritol, në një vend tjetër një magazinë është përfshirë nga flakët, e  dikush tjetër ka humbur jetën si pasojë e shpejtësisë me të cilë…

E frikshme!

Image
FATOS LUBONJA



PD-ja ka kohë që po del thuajse përditë për të denoncuar faktin se në administratën e socialistëve janë vendosur mafiozë. Aq e zakonshme po bëhet kjo, saqë duket se po humbet efektin goditës që ajo synon.  Kundërargumenti që dëgjon rëndom nga njerëzit është: Po pse, ata të PD-së nuk e mbushën me kriminelë. Ndonjëri ndërhyn, në mbrojtje të Berishës, duke thënë se ai, të paktën, i mbante në rresht të dytë, nuk i nxirrte si Rama, në rresht të parë. Mirëpo pastaj të tjerë kujtojnë emra që Berisha i ka në Parlament. Dhe duket sikur njerëzit më shumë fillon i preokupon rezultati i ndeshjes së mërzitshme PD-PS, mbi atë se kush ka më shumë kriminelë, sesa përmbajtja e frikshme e këtyre lajmeve që dëgjojmë. Nuk mund ta mohoj se edhe vetë ndiej këtë apati dhe lodhje për të reaguar ndaj këtyre lajmeve. As të shkruash nuk të vjen më se të duket sikur po përsërit të njëjtat gjëra. Punë qelbësirash të vjen të thuash e ta mbyllësh. Por të them të drejtën m’u prish gjaku keq kur dëgjova de…

JU SJELL PAK POEZI NGA GJAKOVA

Image
ILIR YZEIRI
Prej një kohe që nuk e kam shumë të qartë, sa herë që largohem nga Shqipëria, qoftë jashtë vendit tim, pra kur udhëtoj në vende të ndryshme nga imi, qoftë edhe kur udhëtoj në Kosovë, që është në një farë mënyre vendi im, por jo habitati im, kam ndjesinë se po largohem nga çmendina. Madje, në qoftë se dita e udhëtimit është e premte, siç më ndodhi mua këtë herën e fundit, kjo ndjesi jo vetëm që thellohet dhe të shtyp, por ti fillon ta besosh me të vërtetë që prej shumë kohësh jeton në një çmendinë. Pra, të premten, më 9 maj, së bashku me bashkëshorten time, ishim të ftuar në “Mitingun e 50 të Poezisë” që mbahet në Gjakovë. Unë, së bashku me mikun tim dhe studiuesin e dalluar nga Prishtina, prof. Agim Vincën, do të flisnim për kritikën letrare shqiptare në seancën jubilare të këtij aktiviteti. Kam pasur edhe një rast tjetër që të përshkruaj emocionet e mia nga udhëtimi në Kosovë, por këtë radhë, një lloj mosdëshire, një lloj apatie, më kishte mbërthyer të tërin dhe kur dita…

KOMENT / Putini nuk është post-komunist. Putini është post-fashist

Image
Jan Fleischhauer Der Spiegel
Disave u pëlqen ta idealizojnë Vladimir Putinin, si pasardhësin ideologjik të udhëheqësve të majtë sovjetikë, por kjo është marrëzi. Fjalimet e tij ofrojnë prova të qarta se pikat ku mbështetet e kanë origjinën tek fashizmi. Për të kuptuar Vladimir Putinin, duhet ta dëgjosh. Duhet të lexosh atë që ai do. Por më e rëndësishmja, duhet të shohësh se çfarë ai po përpiqet të parandalojë. Shpesh herë, frikërat dhe urrejtja e një njeriu flasin shumë më tepër se sa planet dhe premtimet e tij. Atëherë, cila është shtysa e Putinit? Tema qendrore e të gjithë fjalimeve të tij është frika nga rrethimi – rreziku që paraqesin ato fuqi, të cilat duan ta mbajnë poshtë popullin rus, sepse kanë frikë prej forcës së tij të brendshme. “Ata përpiqen vazhdimisht të na vënë pas qoshes, për arsye se ne kemi një pozicion të pavarur, sepse ne e ruajmë dhe sepse ne i quajmë gjërat ashtu si janë dhe nuk bëhemi hipokritë”, tha ai në fjalimin e 18 marsit përpara Dumës. Në një intervistë në …

Mustafa Kruja ose historia pa ndoshta e sikur!

Image
AGRON GJEKMARKAJ

  Trilogjia voluminoze “Kuvendim letrash me miqtë”, botim i OMSCA, në të cilën është përmbledhur mbase deri në shterje epistolari i Mustafa Merlika Krujës, i njërit prej personaliteteve më në pah të jetës politike dhe kulturore në Shqipëri nga viti 1910 deri më 1944, është vetvetiu dy herë domethënëse. Ato pasurojnë historinë e politikes dhe atë kulturës. Nga ky letërkëmbim me elitën e “Shqipërisë së vjetër”, konkretisht me familjen Gjomarkaj, Familjen Mbretërore, Eqrem bej Vlorën, Zef V Nekajn, Dhimitër Beratin, Abaz Kupin, Baba Rexhepin, Tahir Kolgjinin, Tahir Zajmin, Fan S. Nolin, Kolë Bibë Mirakajn, Ago Agajn, Ismail Goranin, Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin, Martin Camajn, Namik Resulin, At Zef Valentinin dhe Stavro Skënin, kuptojmë se kemi të bëjmë jo thjesht me personin e Mustafa Krujës në këtë rrjet komunikimi, i cili është tregues i një sistemi kulturor shqiptar që ka funksionuar në liri, ende i panjohur, e që do t’i duhet kohë për t’u kthyer në atdhe. Një perso…

Lajmet e fundit nga Tetova News